Ndërlidhjet

Senati mbështet masat kundër duhanit


Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin, i cili qeverisë i jep autorizime më të gjera në përpjekjet për të frenuar pirjen e duhanit tek amerikanët.

Nëse miratohet edhe nga Dhoma Përfaqësuese, ligji do t'u jepte fuqi rregullatorëve që ta kufizojnë sasinë e nikotinit.

Aktivistët e kanë përshëndetur ligjin si fitore të madhe kundër prodhuesve të cigareve.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duhani shkakton më shumë se 400 mijë vdekje në SHBA gjatë një viti.
XS
SM
MD
LG