Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi mirëpret vendimin e NATO-s


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur vendimin e NATO-s për ta reduktuar numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Vendimi është mesazh për “stabilitetin dhe progresin në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi për agjencinë AP.

Dje, në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u dakorduan që ta reduktojnë forcën në Kosovë nga afro 15 mijë në 10 mijë trupa.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se shpreson që zvogëlimi i trupave mund t'i lirojë disa ushtarë për operacionet luftarake në Afganistan.
XS
SM
MD
LG