Ndërlidhjet

KS voton për sanksionet kundër Koresë Veriore


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë gjatë ditës së sotme për një draft-rezolutë, e cila do të zgjeronte sanksionet kundër Koresë Veriore, për shkak të programit të armatimit dhe testeve të fundit bërthamore.

Drafti u diskutua gjatë dy javëve në bisedime të mbyllura, ku morën pjesë pesë ambasadorët e anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit - Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca dhe aleatët e Koresë Veriore, Kina dhe Rusia - si dhe të dy vendeve më të prekura nga testet, Japonia dhe Koreja e Jugut.
XS
SM
MD
LG