Ndërlidhjet

logo-print

“Katërshja” për Lindjen e Mesme takohet në Itali


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka paralajmëruar se “katërshja” e negociatorëve për paqe në Lindjen e Mesme do të takohet gjatë këtij muaji në Itali dhe se ai do të marrë pjesë në këtë takim.

Ban nuk bëri të ditur datën apo vendin, por tha se katërshja e përbërë nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Rusia, do të diskutojë mbi mënyrat se si mund të sigurohet paqe midis Izraelit dhe palestinezëve.

Kreu i OKB-së ritheksoi se fjalimi i presidentit amerikan, Barak Obama, drejtuar botës myslimane, i ka kontribuar pozitivisht qëllimit për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG