Ndërlidhjet

Pamje të Mlladiqit në Serbi dhe Bosnjë


Ratko Mlladiq
Ratko Mlladiq

Një televizion boshnjak ka transmetuar pamje, të cilat thuhet se tregojnë të dyshuarin për krime lufte në ish-Jugosllavi, Ratko Mlladiq, i cili vazhdon të jetë në arrati. Televizioni, me bazë në Sarajevë, FTV, tha se posedon incizime, të cilat tregojnë Mlladiqin në takime familjare, që mund të jenë xhiruar dimrin e kaluar. Zyrtarët në Beograd kanë shprehur dyshime në lidhje me datën e incizimeve.

Drejtori i zyrës për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Dushan Ignjatoviq, tha se pamjet mund t’i përkasin një incizimi të vjetër, i cili tashmë i është dorëzuar tribunalit.




XS
SM
MD
LG