Ndërlidhjet

logo-print

Bosnjë: Një serb dënohet për krime të luftës


Gjykata për krime lufte në Bosnjë ka dënuar një komandant të serbëve të Bosnjës me 25 vjet burg për shkak të krimeve të kryera kundër civilëve gjatë luftës në këtë vend.

Novak Djukiq u shpall fajtor për urdhërin që u kishte dhënë njësiteve të artilerisë për të bombarduar qytetin verior të Tuzlës më 1995, i cili në atë kohë ishte shpallur zonë e sigurt e Kombeve të Bashkuara.

Nga bombardimi ishin vrarë 71 civilë dhe plagosur më shumë se 150 të tjerë.
XS
SM
MD
LG