Ndërlidhjet

NATO: Pllakë përkujtimore për ushtarët e rënë


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë zbuluar një pllakë përkujtimore për të gjithë ushtarët e NATO-s që kanë vdekur në Afganistan, Bosnjë, Kosovë dhe në rajone të tjera të konfliktit.

Kjo pllakë ishte donacion i Danimarkës.

Në fjalimin me rastin e zbulimit të monumentit, ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Soren Gade, përgëzoi përkushtimin e ushtarëve të aleancës.

“Përkushtimi dhe guximi i ushtarëve tanë është ajo që na mban të sigurt”, tha ai, për të shtuar se “ky përkujtim duhet të na kujtojë se paqja dhe siguria shumë rrallë fitohen pa sakrifica”.

Mbi 1000 ushtarë kanë vdekur gjatë operacioneve të NATO-s në vende të ndryshme.
XS
SM
MD
LG