Ndërlidhjet

NATO miraton misionin policor në Afganistan


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë miratuar dërgimin e një misioni të aleancës në Afganistan për të trajnuar policët vendorë.

Në fund të takimit të tyre dyditor në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes vendosën të dërgojnë rreth 300 trupa, krysisht nga Italia dhe Franca, për në Afganistan, për të ushtruar policinë afgane.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, tha se misioni gjithashtu do të monitorojë trajnimet e vazhdueshme të ushtrisë afgane.
XS
SM
MD
LG