Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: U vra një aktivist i PD-së


Një veprimtar nga Partia Demokartike në Shqipëri, është vrarë sot nga një oponent politik, vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamentare.

Vrasja ka ndodhur në fshatin Qerret, afër Tiranës.

Sipas policisë, veprimtari i PD-së, Artan Zeka, 25 vjeçar, ishte qëlluar për vdekje nga Skender Balla, që përshkruhet si mbështetës i Partisë Socialiste në opozitë.

Policia e ka arrestuar sulmuesin.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kërkoi qetësi dhe ftoi shqiptarët “që ta distancojnë vetveten nga aktet kriminale dhe të përkushtohen për fushatë adekuate zgjedhore”.

Partia Socialiste, po ashtu, e ka dënuar vrasjen.
XS
SM
MD
LG