Ndërlidhjet

OKB: Zgjerohen sankisonet ndaj Koresë Veriore


Këshilli i Sigurimit i OKB-së unanimisht votoi për zgjerimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore dhe për embargo tregtare dhe të armatimit, për shkak të testit të kryer bërthamor më 25 maj.

Rezoluta ndalon eksportin e çfarëdo lloj armësh nga Koreja Veriore dhe importin e një pjese të madhe të llojeve të armatimit në shtetin komunist.

Dokumenti autorizon shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, që të inspektojnë transportet detare, ajrore dhe tokësore verikoreane dhe u jepë të drejtë t’i konfiskojnë mallrat, që cenojnë sanksionet.
XS
SM
MD
LG