Ndërlidhjet

K. Veriore vazhdon programin e armëve bërthamore


Korea e Veriut tha se do ta çojë përpara programin e armëve bërthamore duke e përdorur të gjithë sasinë e plutoniumit të prodhuar nga reaktori bërthamor për të bërë bomba bërthamore.

Një ditë pasi Kombet e Bashkuara i vunë sanksione më të ashpra këtij vendi, Pheniani gjithashtu tha se do të ndërmarrë aksion ushtarak nëqoftëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përpiqeshin ta izolojnë apo ta bllokojnë.

Të premten Këshilli i Sigurimit njëzërit i miratoi sanksionet e zgjëruara dhe embargot tregtare dhe në armë kundër Koresë së Veriut për shkak të testit bërthamor të 25 majit.
XS
SM
MD
LG