Ndërlidhjet

logo-print

Damask: Takohen Miçell dhe Asad


Emisari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell u takua sot në Damask me presidentin e Sirisë Bashar al-Asad, në kuadër të turneut rajonal që synon t’i japë shtysë procesit të paqes.

Uashingtoni me maturi po i qaset angazhimit të Sirisë pas disa vitesh armiqësive, në përpjekje për të promovuar një fund për konfliktin arabo-izraelit, i cili po zgjat tashmë disa dekada.

Të enjten në Kairo, Miçell u bëri thirrje vendeve arabe që të ndërmarin “hapa kuptimplotë dhe veprime të rëndësishme” për të bërë paqe me Izraelin, i cili ka të nënshkruar marrëveshje paqësore vetëm me Egjiptin dhe Jordaninë.
XS
SM
MD
LG