Ndërlidhjet

Gjendje e tensionuar në Teheran


Teherani sot është i tensionuar ndërsa policia është mbledhur rreth ndërtesave kryesore qeveritare pas rezultateve të kontestuara të zgjedhjeve presidenciale.

Policia e ka rrethuar ministrinë e Brendshme, e cila i drejtoi zgjedhjet, ndërkohë që kandidati reformator Mirhosein Musavi i akuzoi autoritetet për “manipulimin” e votave.

AFP raportoi se policia është përleshur me përkrahësit e Musavit në qendër të Teheranit.

Policia ka thënë se nuk do të lejojë asnjë demonstratë pa leje.

Televizioni dhe radioja shtetërore i kanë transmetuar vetëm numërimin e votave që e ka bërë ministria e brendshme, dhe asnjë reagim të Musavit, i cili e sfidoi rezultatin.
XS
SM
MD
LG