Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinexhad fitoi, tha ministria e Brendshme


Ministri i Brendshëm i Iranit Sadek Mahsuli tha se Mahmud Ahmadinexhad ka fituar në zgjedhjet presidenciale me 62.2 përqind të votave.

Njoftimi zyrtar nga kreu i ministrisë së brendshme, e cila i zhvilloi zgjedhjet, u bë pasi dy kandidatët reformatorë e kontestuan rregullsinë në zgjedhje.

Mirhosein Musavi, i cili fitoi zyrtarisht 33.7 përqind, tha se “proteston fuqishëm ndaj shumë shkeljeve të dukshme” në zgjedhjet dhe se “nuk do t’i dorëzohet kësaj loje të rrezikshme”.

Mehdi Karubi, i cili u radhit i treti me më pak se dy përqind, gjithashtu tha se rezultati ishie “jolegjitim dhe i papranueshëm”.

Ministria e Brendshme tha se në zgjedhje dolën 85 përqind e votuesve.
XS
SM
MD
LG