Ndërlidhjet

logo-print

Ali Hamnei mbështet Ahmadinexhadin


Udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei u bëri thirrje të gjithë iranianëve që të mbështesin Mahmud Ahmadinexhadin si fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Televizioni shtetëror citoi Hamnein të ketë thënë se “pjesëmarrja në shkallën 80 përqind është festë e vërtetë, e cila mund të garantojë progresin e vendit, sigurinë kombëtare dhe gëzimin e përhershëm”.

Zyrtarisht Ahmadinexhad fitoi 62.2 përqind të votave, ndërsa rezultatet zgjedhore janë kontestuar nga dy kandidatët reformatorë.
XS
SM
MD
LG