Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmet


Talibanët sot e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit vetëvrasëse në Pakistan, përfshirë dhe vrasjen e një kleriku dhe sulmet vdekjeprurëse në një hotel në qytetin Peshauar.

Militantët ndërmorën një valë sulmesh në shenjë hakmarrje ndaj ofenzivës së ushtrisë në rajonin Suat, në veriperëndim të kryeqytetit Islamabad.

Më herët, presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari tha se talibanët duan ta marrin pushtetin në vend, dhe u zotua t’i luftojë militantët “deri në fund”.
XS
SM
MD
LG