Ndërlidhjet

Protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve


Pamje nga protestat në Teheran, 13 qershor '09.
Pamje nga protestat në Teheran, 13 qershor '09.
Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, mijëra njerëz janë tubuar në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, sipas të cilit rezultat, presidenti aktual, Mahmud Ahmadinexhad, ka shënuar fitore bindëse. Raportohet për përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve.


Policia kishte rrethuar Ministrinë e Brendshme, e cila i drejtoi zgjedhjet, ndërkohë që kandidati reformator, Mir Hosein Musavi, i akuzoi autoritetet për manipulim të votave.

Autoritetet kanë thënë se nuk do të lejojnë asnjë demonstratë pa leje paraprake.

Ministria e Brendshme tha se Ahmadinexhad ka fituar 62.2 për qind të votave, ndërsa Musavi 33.7 për qind.

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Hamnei, u ka bërë thirrje të gjithë iranianëve që të mbështesin Ahmadinexhadin si fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Musavi Supporters Protest In Tehran
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:42 0:00
XS
SM
MD
LG