Ndërlidhjet

Klinton: Shpresojmë që rezultati paraqet vullnetin e iranianëve


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, theksoi se Shtetet e Bashkuara po e monitoronin situatën lidhur me zgjedhjet presidenciale në Iran.

Ajo ka shfaqur shpresën se rezultatet reflektojnë vullnetin e popullit të Iranit.

- Shtetet e Bashkuara janë përmbajtur nga komentimi i zgjedhjeve në Iran. Ne qartazi shpresojmë se rezultati reflekton vullnetin dhe dëshirën e vërtetë të popullit iranian”, tha Hillari Klinton.

Bashkimi Evropian tha se është i “shqetësuar” lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe protestave të dhunshme.

Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, tha se Londra kishte pritur që autoritetet iraniane do t’i përgjigjeshin dyshimeve për vjedhje në votime.

Presidenti i Sirisë, Bashar Asad dhe ai i Venezuelës, Hugo Çavez, i uruan zgjedhjen për president, Mahmud Ahmadinexhadit, që konsiderohet aleat i tyre.
XS
SM
MD
LG