Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me raketa u vranë militantët


Zyrtarët e Pakistanit thonë se nga një sulm i dyshuar raketor amerikan, janë vrarë së paku tre vetë në një rajon fisnor në Pakistan, në kufi me Afganistanin.

Sipas tyre, raketa kishte goditur një ose më tepër makina në Vaziristanin Jugor, ku është baza kryesore e shefit të talibanëve pakistanezë, Bejtullah Mesud.

Shtetet e Bashkuara kishin përdorë sulme të këtilla për t’i marrë në shënjestër liderët militantë.

Më herët është raportuar se aeroplanat e Pakistanit e kishin sulmuar bazën e shefit taliban, Mesud.

Njëherësh, zyrtarët thonë se forcat e sigurisë pakistaneze po përdorin aeroplana, helikopterë dhe artileri, për t’i sulmuar bazat e dyshuara të talibanëve në rajonin Bajur.
XS
SM
MD
LG