Ndërlidhjet

Ahtisari qëndron në Prishtinë


Ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, nesër e mbanë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.

Me këtë mbledhje të Kuvendit, në mënyrë solemne, shënohet njëvjetori i hyrjes në fuqit të Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës në pjesën më të madhe bazohet në planin e Marti Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës.

Pritet që ai nesër do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën.

Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari është edhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, për veprimtarinë e tij në zgjidhjen e shumë konflikteve në botë, përfshirë edhe Kosovën.
XS
SM
MD
LG