Ndërlidhjet

Iran: Janë bërë arrestime lidhur me protesta


Nga Irani raportohet për një valë të arrestimeve, pas protestave masive në Teheran, lidhur me rizgjedhjen kontestuese të presidentit, Mahmud Ahmadinexhad.

Agjencia AFP raporton se së paku 10 liderë të dy grupeve reformiste iraniane, që e kanë mbështetur kandidatin, Mir Hosein Musavi, janë arrestuar.

Agjencia zyrtare iraniane, IRNA, raportoi se dy prej tyre ishin të involvuar në orkestrimin e protestave, që filluan, pasi u shpallën rezultatet e votimit.

Nga ana tjetër, agjencia Reuters raporton për disa arrestime, ku janë të involvuar anëtarët e partisë udhëheqëse reformuese, Mosherekat.

Nga ana tjetër, një zëdhënës gjyqësor ka thënë se ata nuk janë arrestuar, por ndaluar dhe “u është tërhequr vërejtja që të mos rriten tensionet”.

Sipas tij, ata më vonë janë liruar.
XS
SM
MD
LG