Ndërlidhjet

Perëndimi i shqetësuar për situatën në Iran


Zyrtarë të lartë të Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se këto vende janë të brengosura thellë për situatën në Iran, pas zgjedhjeve konstestuese presidenciale.

Ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner, tha se ndërhyrja “brutale” e autoriteteve ndaj rivalëve politikë, është mbyllje e derës për dialog.

Ai u tha reportëve në Paris se nëpërmjet të dhunës, udhëheqja iraniane nuk mund të arrijë asgjë.

Në Berlin, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, tha se goditja kundër protestuesve, pas fitores bindëse të presidentit Ahmadinexhad, ishte e “papranueshme”.

Nga ana tjetër, zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden, tha se ka dyshime në rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG