Ndërlidhjet

logo-print

WSJ: “Rizgjedhja e Ahmadinexhadit – goditje për aleatët arabë amerikanë”


“Wall Street Journal”


Shpallja e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, se ka fituar në zgjedhje, mund të paraqesë një goditje për aleatët arabë të Uashingtonit, të cilët ishin alarmuar nga ambiciet rajonale të Iranit dhe kishin shpresuar se largimi i tij do të mund t’i moderonte iranianët.

Zyrtarët në Arabinë Saudite, Egjipt dhe aleatët amerikanë në Gjirin Persik, i kanë ndjekur nga afër zgjedhjet në Iran. Shumë prej tyre kanë mbajtur marrëdhënie të ngrohta me zotin Ahmadinexhad.

Por, tensionet ndërmjet kryqyteteve arabe dhe Teheranit janë përshkallëzuar për shkak të programit bërthamor iranian dhe për shkak të sponsorizimit iranian ndaj Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Zgjedhjet e së premtes në Iran kishin ofruar disa shpresa se, nëse zoti Ahmadinexhad humb, afrimi i lidhjeve me Iranin, në disa çështje, nga mospajtimet territoriale e deri te biznesi dhe tregu, do të mund të ishte më i lehtë.

Rivali më i madh i tij, ish-kryeminsitri Mir Hosein Musavi, gjatë fushatës zgjedhore, ka kritikuar disa nga politikat e jashtme të zotit Ahmadinexhad si aventurizëm.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe ata në gjithë botën arabe e kishin parë zotin Musavi si një burrështetas me përvojë, që dukej si një alternativë atraktive ndaj presidentit të çuditshëm aktual anti-amerikan.

“Vazhdimi i Ahmadinexhadit sigurisht se paraqet sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe për vendet e Gjirit”, tha Hadi Amër, drejtor i qendrës Doha Brukings në Katar.

Të shtunën pasdite, Komisioni Zgjedhor i Iranit shpalli se zoti Ahmadinexhad ka siguruar më tepër se 60% të votave. Lideri superem, Ajatollah Hamnei, e shpalli atë fitues.

Zoti Musavi ka akuzuar për votime të parregulta dhe ka pretenduar fitoren e tij. Kjo i shtoi tensionet dhe e krijoi bazën për rrugë pa krye politike të zgjatur.

Fitorja e Ahmadinexhadit ka kërcënuar po ashtu protesta destabilizuese dhe goditje nga ana e autoriteteve. Zoti Musavi kishte një përparësi në popullaritet publik gjatë fushtës zgjedhore.

Mbështetisët e tij organizuan demonstrata dhe tubime në Teheran, që ishin të paprecedente në kritikat e tyre ndaj regjimit aktual iranian.

Mbështetja në opinion për zotin Musavi kishte ndihmuar në ngritjen e një optimizmi në kryeqytetet arabe, se ndryshimi mund të jetë afër.

Betejat zgjedhore aktuale në rajon kanë treguar ndryshim kah qendra në mesin e votuesve të rajonit, pas disa viteve të përfitimeve politike nga politikanët islamistë anti-perëndimorë.

Në vitet e fundit, Hezbollahu e kishte bërë solide pozitën e tij në Liban. Njëherësh, Hamasi kishte fituar zgjedhjet palestineze dhe me forcë e kishte marrë pushtetin në Rripin e Gazës.

Por, në muajin maj, elektorati i vogël, por konservator mysliman i Kuvajtit, i dha goditje spektrit të partive politike islamike në këtë vend dhe po ashtu votoi për zgjedhjen e katër femrave në parlament, që ishin femrat e para ligjvënëse të zgjedhura.

Më herët, këtë muaj, një koalicion i politikanëve i mbështetur nga Perëndimi, në Liban fitoi në zgjedhjet e përgjithshme, përkundër kundërshtimit të fuqishëm nga Hezbollahu, grup politik shiit dhe militant i mbështetur nga Irani dhe Siria.

Me mbetjen e zotit Ashmadinexhad në postin e presidentit të Iranit, Uashingtoni ndoshta do të ketë më tepër interes në përpjekjet për ta larguar presidentin e Sirisë, Bashar Asad, nga orbita iraniane.

Kjo mund të përdoret si levë për Damaskun, në periudhën kur i dërguari amerikan, Xhorxh Miçel, ishte në Damask.
XS
SM
MD
LG