Ndërlidhjet

Obama e ka mirëpritur deklaratën e Netanjahut


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, për ta pranuar shtetin palestinez.

Ndryshimin e qëndrimit të Netanjahut, Obama e ka quajtur “hap të rëndësishëm përpara”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se presidenti Obama e mirëpret fjalimin dhe përkushtimin për dy shtete: shtetin hebreit të Izraelit dhe shtetin palestinez.
XS
SM
MD
LG