Ndërlidhjet

Shënohet njëvjetori i Kushtetutës së Kosovës


Në Kosovë sot po shënohet njëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Këtë ngjarje do ta shënojë laureati i çmimit Nobel për paqen, ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari.

Ai do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe do t’u drejtohet ligjvënësve kosovarë në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.

Në orët e pasdites, ndërkaq, zoti Ahtisari do të marrë pjesë edhe në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i cili është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe i cili merret me shqyrtimin e gjendjes aktuale në Kosovë.
XS
SM
MD
LG