Ndërlidhjet

logo-print

Ali Hamnei urdhëron të hetohen parregullsitë


Udhëheqësi suprem i Iranit ka urdhëruar hetime për akuzat për parregullsi në zgjedhjet presidenciale.

Televizioni shtetëror tha se Ajatollah Ali Hamnei i ka thënë kandidatit të mundur, Mir Hosein Musavi, që të vazhdojë me ankesat në mënyrë të qetë dhe legale.

Në Teheran dhe qytetet tjera, dy ditë u protestua, pasi rezultatet zyrtare treguan se Mahmud Ahmadinexhad e mundi reformatorin Musavi, i cili ka kërkuar që rezultatet të anulohen.

Ahmadinexhad tha se fitorja e tij në zgjedhje ishte e drejtë dhe e vërtetë.
XS
SM
MD
LG