Ndërlidhjet

Havell: Duhet solidarizim me protestuesit në Iran


Ish presidenti i Çekisë, Vacllav Havell, tha se është e rëndësishme që bota të solidarizohet me demonstruesit në Iran.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Havell tha se demonstruesit nuk duhet të humbin shpresat dhe duhet të vazdojnë me përpjekjet e tyre.

“Më vjen keq për ta; u uroj fat dhe do t’i këshilloja të mos zhgënjehen nëse nuk arrijnë rezultate të menjëhershme pavarësisht përpjekjeve të tyre. Këto përpjekje janë të rëndësishme sepse bëhen për një qëllim të mirë”, tha pos tjerash, zoti Havell.

Ai, gjithashtu, theksoi se shpreson të mos ketë “masakra” në Iran.

Ai shtoi se sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit duhet të synojnë izolimin e regjimit, e jo të popullit iranian. "Nafta nuk duhet të jetë më e rëndësishme se të drejtat e njeriut", tha Havell.
XS
SM
MD
LG