Ndërlidhjet

logo-print

BE: Liberalizimi të bëhet deri në fund të vitit


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin në Luksemburg, edhe zyrtarisht i kanë kërkuar sot Komisionit Evropian, që deri në fund të vitit 2009 të bëjë liberalizimin e vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë përmbushur kriteret evropiane.

Diplomatët thanë se Maqedonia tashmë ka përmbushur kriteret dhe se Serbia dhe Mali i Zi, së shpejti, pritet të bëjnë një gjë të tillë.

Zëvendës kryeministri i Serbisë, Bozidar Xheliq, u tha gazetarëve se zyrtarët të Komisionit Evropian i kanë konfirmuar atij se propozimi për liberalizim të vizave do të bëhej për tri shtete deri në fund të këtij viti.

Ai tha se kanë mbetur edhe disa çështje teknike të cilat duhet t’i realizojë Serbia për të hyrë në “listën e bardhë” të vizave.

Shqipëria dhe Bosnjë, poashtu, kanë kërkuar të drejtën për udhëtime pa viza por, sipas zyrtarëve, duhet të përmbushen kriteret e vëna nga BE-ja para se të liberalizohen vizat për qytetarët e këtyre shteteve.

Është thënë se Kosova, aktualisht, nuk është pjesë e këtij procesi.
XS
SM
MD
LG