Ndërlidhjet

Kabul: Fillon fushata për zgjedhjet presidenciale


Në Afganistan sot zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet presidenciale.

Fushata do të përfundojë më 18 gusht, dy ditë para zgjedhjeve të caktuara për 20 gusht.

Presidenti Hamid Karzai, i cili erdhi në krye të Afganistanit pas invazionit të trupave amerikane, i cili e përmbysi regjimin e talibanëve, do të përpiqet të sigurojë një mandat të ri 5 vjeçar përballë 40 kandidatëve të tjerë.

Të hënën, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Kai Aide, bëri thirrje për një fushatë pa frikësime, gjuhë nxitëse dhe dhunë, duke shpresuar se të gjithë kandidatët do të fokusohen në prezantimin e vizionit për të ardhmen e Afganistanit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera të NATO-s kanë dërguar trupa shtesë për t’i ndihmuar forcat e qeverisë që t’i mbrojnë zgjedhjet nga sulmet e mundshme të militantëve.
XS
SM
MD
LG