Ndërlidhjet

Rusi: Takohen liderët e Indisë dhe Pakistanit


Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri i Indisë, Manmohan Sing, janë takuar gjatë samitit të Organizatës për Bashëpunim të Shangajit, që po mbahet në Jekaterinburg të Rusisë.

Ky ishte takimi i parë i dy liderëve prej përshkallëzimit të tensioneve, për shkak të sulmit militant në qytetin Mumbai të Indisë, në nëntor të vitit të kaluar.

Për këtë sulm, India kishte fajësuar grupin militant Lashkar-e-Taiba, me seli në Pakistan.

Në Organizatën për Bashkëpunim të Shangajit, India dhe Pakistani kanë status të vëzhguesve, ndërsa anëtarë janë Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.
XS
SM
MD
LG