Ndërlidhjet

Zgjedhjet lokale më 15 nëntor


Më 15 nëntor të këtij viti, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky njoftim vjen nga kabineti i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Vendimi ka pasuar një sërë konsultimesh që ai ka zhvilluar me partitë politike në Kosovë.

Kjo datë ka qenë në qendër të debatit midis forcave politike në pushtet, të cilat preferonin nëntorin, dhe atyre në opozitë, të cilat kërkonin që zgjedhjet të mbahen në tetor.
XS
SM
MD
LG