Ndërlidhjet

Ivanoviq: Serbët janë të pakënaqur me Ahtisarin


Një zyrtar serb ka kritikuar fituesin e çmimit Nobel, Marti Ahtisari, pasi ish-emisari i Kombeve të Bashkuara u prit si hero nga liderët e Kosovës.

“Ahtisari është i lumtur me pritjen që iu bë në Prishtinë, por ai duhet të dijë se ekziston një komunitet i madh në Kosovë dhe ky është komuniteti serb”, tha sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq.

Ai tha se serbët e Kosovës janë absolutisht të pakënaqur me punën e Ahtisarit, raporton agjencia AFP.
XS
SM
MD
LG