Ndërlidhjet

Çeki: Vazhdon mandati i ushtarëve në Kosovë


Dhoma e ulët e parlamentit çek u pajtua sot që të dërgojë deri në 1085 trupa në misionet e NATO-s në Afganistan dhe në Kosovë, në vitin 2010, si pjesë e angazhimeve ushtarake jashtë Çekisë.

Me shumicë bindëse të votave, ligjvënësit votuan për dërgimin e 535 ushtarëve në misionin e NATO-s në Afganistan.

Rreth 550 trupa çeke do të vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Për këtë çështje duhet të vendosë edhe Senati i Çekisë.
XS
SM
MD
LG