Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu i ka ftuar serbët për pjesëmarrje në zgjedhje


Presidenti Fatmir Sejdiu, i ka ftuar serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, të cilat ai i ka caktuar për 15 nëntor të këtij viti.

“I ftoj serbët që të marrin pjesë dhe të bëhen një faktor i rëndësishëm në procesin politik”, i tha presidenti Sejdiu agjencisë AFP.

Mëtutje, ai kërkoi edhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, që “t’i inkurajoj serbët për të marrë pjesë në zgjedhje dhe t’ia bëjnë të qartë Beogradit, që të mos jetë pengesë e pjesëmarrjes së serbëve”.

Duke u shprehur për integrimet evroatlantike të rajonit, zoti Sejdiu theksoi se “në rastet si Serbia, duhet të insistohet, që në kriteret për integrim, të përfshihet edhe lënia prapa e qasjeve iracionale, siç është ajo e Serbisë ndaj Kosovës”.
XS
SM
MD
LG