Ndërlidhjet

KS i OKB-së debaton për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pasdite debaton për raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, për situatën në Kosovë.

Në këtë takim merr pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, në raportin e tij ka vlerësuar se situata e sigurisë është relativisht e qetë, me gjithë shqetësimet për shkak të incidenteve në veri të Kosovës dhe kërkesave të autoriteteve të Prishtinës për tërheqjen e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG