Ndërlidhjet

logo-print

Ebadi kërkon zgjedhje të reja në Iran


Fituesja e çmimit Nobel për paqe, Shirin Ebadi, ka ftuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale në Iran, që do të monitoroheshin nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, iranianja Shirin Ebadi tha se establishmenti klerik i Iranit “duhet t'i respektojë kërkesat e miliona njerëzve që po protestojnë” kundër rizgjedhjes së presidentit Ahmedinexhad.

Shirin Ebadi ka vënë në pah se populli iranian është duke protestuar në rrugë paqësore, por ata janë duke u ballafaquar me reagimin e dhunshëm të forcave qeveritare.
XS
SM
MD
LG