Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Opozita planifikon më shumë protesta


Përkrahësit e kandidatit të mundur presidencial, Mir Hosein Musavi, planifikojnë më shumë protesta për zgjedhjet e kontestuara të javës së kaluar.

Rizgjedhja e presidentit Mahmud Ahmadinexhad në votimet e 12 qershorit nxiti demonstrata, të cilat u përshkruan si më të mëdhatë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Irani ka vendosur kufizime të rrepta ndaj mediave të huaja që i mbulojnë ngjarjet, ndërsa Ministria e Jashtme sot i ka akuzuar disa media ndërkombëtare se janë bërë "zëdhënës të protestuesve".
XS
SM
MD
LG