Ndërlidhjet

Kandiq: Dokumentet nuk ishin konfidenciale


Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, tha se përmbajtjet e vendimeve konfidenciale, të bëra gjatë gjykimit të Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, ishin të njohura para se një ish-zëdhënëse e gjykatës shkroi për to.

Kandiq dëshmoi në gjykimin e ish-zëdhënëses së kryeprokurorës Karla Del Ponte, Florens Hartman, e cila është akuzuar për mospërfillje të gjykatës së OKB-së.

Prokurorët thonë se Hartman ka shpalosur vendimet konfidenciale të gjyqit për rastin Millosheviq, dokumente këto që mund të kenë ndihmuar Bosnjën të padisë Serbinë për gjenocid pas luftërave në Ballkan.

Kandiq tha të mërkurën se vendimet ishin debatuar gjerësisht në ish-Jugosllavi para se Hartman shkroi për to dhe tha se ajo nuk e di pse “veçanërisht” Hartman po ndiqet penalisht.
XS
SM
MD
LG