Ndërlidhjet

Pajaziti: Pas 30 qershorit, policë të rinj serbë


Qeveria e Kosovës dhe misoni i Bashkimit Europian për forcimin e sundimit të ligjit janë zotuar të bashkëpunojnë për rindërtimin e një shërbimi policor plotësisht shumetnik, njofton Zyra e kryeministrit.

Në takimin e dhjetë të Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka prezantuar zhvillimet e fundit lidhur me kthimin e pjesëtarëve serbë të suspenduar në Policinë e Kosovës.

Pajaziti ka pohuar se deri tash janë kthyer 50 policë dhe po punohet në inkurajimin e të tjerëve që të kthehen deri më datën 30 qershor, kur është afati i fundit.

“Të gjithë atyre që nuk kthehen deri në këtë datë, do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës dhe do të fillojë rekrutimi i pjesëtarëve të rinj, për të cilën gjë ka mjaft të interesuar”, ka thënë ministri Pajaziti.
XS
SM
MD
LG