Ndërlidhjet

Iran: Vazhduan protestat kundër zgjedhjeve


Dhjetëra mijëra mbështetës të kandidatit të mundur presidencial, Mir Hosein Musavi, janë mbledhur në Tehran, në ditën e pestë të protestave kundër rezultatave zgjedhore të 12 qershorit.

Shumica e protestuesve, sipas raporteve, ishin të qetë. Dëshmitarët thanë se një rrugë që shpie në shesh, ishte e mbushur për disa kilometra.

Musavi ka bërë thirrje për një tubim paqësor në një xhami, ku, të enjten, do të nderohen ata që u vranë gjatë trazirave pas zgjedhjeve.

Rojet Revolucionare sot paralajmëruan një goditje kundër ueb-faqeve të Iranit dhe blogerëve që kërkojnë të informojnë botën në lidhje me protestat.
XS
SM
MD
LG