Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Izrael: Mospajtime për vendbanimet hebreje


Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë mospajtime lidhur me kërkesën e Uashingtonit për ndaljen e zgjerimit të vendbanimeve hebreje në territoret palestineze.

Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Liberman, tha se vendbanimet në Bregun Perëndimor ndoshta do të zgjerohen, për të siguruar vendosjen e “rritjes natyrale” të familjeve izraelite.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, në Uashignton.

Zonja Klinton ka përsëritur se administrata e presidentit Obama, dëshiron të shohë ndaljen e aktiviteteve lidhur me vendbanime, duke thënë se kjo është pjesë esenciale e shtyrjes përpara të procesit gjithëpërfshirës të marrëveshjes paqësore dhe krijimin e shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG