Ndërlidhjet

Hyseni, Jeremiq: Polemikë lidhur me të zhvendosurit


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se loja me numra për serbët e zhvendosur nga Kosova nuk ndihmon dhe se nuk është e vërtetë se janë zhvendosur më shumë se 200 mijë serbë, siç kishte thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.

“Serbia dhe Qeveria në Beograd nuk po e ndihmojnë kthimin”, u tha ministri Hyseni gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se “Qeveria në Beograd po i inkurajon serbët e zhvendosur që të mos kthehen në Kosovë”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, në të cilën u diskutua për Kosovën.

Më tutje, ai theksoi se “Beogradi nuk mund të vazhdojë ta mbajë peng komunitetin serb në Kosovë”.

Vuk Jeremiq tha se të dhënat për serbët e zhvendosur nuk ishin të Beogradit, por të OKB-së.
XS
SM
MD
LG