Ndërlidhjet

15 deri 20 vjet burg për krimin në Podujevë


Gjykata për krime të luftës në Beograd i ka dënuar tre të akuzuarit për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Podujevë në mars të vitit 1999 me nga 20 vjet burg, ndërsa i akuzuari i katërt u dënua me 15 vjet burg.

Kolegji gjyqësor i dënoi me 20 vjet të akuzuarit Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq dhe Dragan Borojeviq, ndërsa me 15 vjet burg Miodrag Sholaja.

Në vendimin e gjykatës thuhet se është vërtetuar se të akuzuarit, si pjesëtarë të njësitit “Skorpionët”, i cili vepronte në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në 28 mars 1999, në oborrin e familjes Gashi në Podujevë kanë hapur zjarr ndaj 19 civilëve, me qëllim për t’i vrarë.

Nga 19 gratë dhe fëmijët, me plagë të rënda mbijetuan vetëm pesë fëmijë, të cilët dëshmuan në gjykatë.

Gjykimi i katër pjesëtarëve të “Skorpionëve” filloi në shtator të vitit të kaluar, kurse për veprën e njëjtë kriminale, në vitin 2005, u dënua edhe Sasha Cvjetan, me 20 vjet burg.
XS
SM
MD
LG