Ndërlidhjet

Iran: Opozita mban zi për viktimat


Mijëra mbështetës të kandidatit të mundur presidencial, Mir Hosein Musavi, janë tubuar sot në rrugët e Teheranit për të kujtuar viktimat që janë vrarë gjatë protestave pas-zgjedhore në Iran.

Musavi u ka bërë thirrje mbështetësve të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të tubohen në xhami për t’u solidarizuar me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve të këtyre protestave.

Mediave ndërkombëtare u është ndaluar që të mbulojnë protestat.

Së paku 7 njerëz janë vrarë në përleshjet e fundit, që pasuan rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmedinexhad, i cili, sipas autoriteteve, ka fituar me shumicë votash në zgjedhjet e 12 qershorit.
XS
SM
MD
LG