Ndërlidhjet

Letonia tërheq trupat nga Kosova dhe Bosnja


Parlamenti i Letonisë ka miratuar sot që ushtarët e këtij vendi sivjet të tërhiqen nga misionet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Shtatëdhjetë ushtarë letonezë do të tërhiqen nga Kosova deri më 14 gusht, kurse dy ushtarët tjerë nga misioni i BE-së në Bosnjë.

“Afganistani është prioriteti ynë absolut. Duam që atje t’i përqendrojmë përpjekjet tona”, i ka thënë AFP-së zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Airis Rikveilis.

Letonia ka 160 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG