Ndërlidhjet

logo-print

Vdes piloti, aeroplani ateron i sigurt


Piloti i aeroplanit “Boeing 777”, i cili fluturonte nga Brukseli në Njuark, në shtetin federal amerikan Nju Xhersi, ka vdekur gjatë fluturimit, por aeroplani ka ateruar i sigurt në aeroportin e Njuarkut.

Drejtoria Federale e Fluturimeve njoftoi se piloti 61-vjeçar kishte ndërruar jetë gjatë fluturimit nga vdekje natyrale.

Piloti i ndjerë kishte qenë në shërbim aktiv mbi 20 vjet.

Njoftohet se fluturimi ka vazhduar i qetë dhe aeroplani ka ateruar me sukses, pasi dy pilotët tjerë e kishin marrë kontrollin e fluturakes, në të cilën ndodheshin 247 udhëtarë.
XS
SM
MD
LG