Ndërlidhjet

Teheran: Hamnei flet për zgjedhje


Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei, pritet që sot, gjatë faljes së xhumasë në Teheran, të flasë lidhur me krizën zgjedhore në këtë vend.

Zoti Hamnei, më herët, ka kërkuar nga iranianët që t’i ndalin demonstratat dhe të bashkohen rreth presidentit të linjës së fortë, Mahmud Ahmadinexhad, për të cilin autoritetet thonë se në mënyrë bindëse i ka fituar zgjedhjet presidenciale, të mbajtura para një jave.

Por, mbështetësit e kandidatit reformist, Mir Hosein Musavi, që humbi në zgjedhje, e kanë injoruar këtë thirrje dhe deri tash kanë mbajtur tubime masive protestuese, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Raportohet se dje në demonstarata kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra vetë. Me këtë rast janë përkujtuar personat e vrarë gjatë demonstratave të mëparshme.

Sipas mediave shtetërore, në protesta janë vrarë tetë njerëz.
XS
SM
MD
LG