Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi miratoi shpenzimet për luftë


Kongresi i Shteteve të Bashkuara i ka dërguar mbrëmë për nënshkrim presidentit Barak Obama, ligjin për lejimin e shpenzimit të 106 miliardë dollarëve, që përfshin edhe afro 80 miliardë dollarë për operacionet luftarake në Irak dhe në Afganistan dhe për ndihmë për Pakistanin.

Në Senat ky dokument u miratua me 91 vota për dhe 5 kundër, ndërsa, më herët këtë javë, atë e pati miratuar edhe Dhoma Përfaqësuese.
XS
SM
MD
LG