Ndërlidhjet

logo-print

Zogbi: Garë e ngushtë PD-PS në Shqipëri


Partia Demokratike e Shqipërisë në qeveri, po udhëheq ndaj Partisë Socialiste në opozitë për dy pikë, ka treguar një hulumtim i opinionit, i realizuar nga Zogbi Interneshënell.

Dhjetë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, 40 përqind do të votonin për PD-në, ndërsa 38 % për PS-në, konstatohet në këtë hulumtim.

Por, koalicioni i udhëhequr nga PD-ja dhe ai nga PS-ja kanë mbështetje të njejtë, nga 42% të votuesve.

“Kjo garë zgjedhore është shumë e barabartë”, tha Sem Roxhers, nga Zogbi Interneshënell.
XS
SM
MD
LG