Ndërlidhjet

“Grabovci denoncon Berishën për kërëcënim me likuidim fizik”


Të përditshmet kosovare

Të përditshmet kosovare

ZËRI
Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar dje propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për kornizën afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2010-2012, e cila është lënë përgjysmë nga seanca e fundit plenare. Gjatë debatit, ligjvënësit kanë vlerësuar në mënyra të ndryshme këtë kornizë, e cila, sipas deputetëve të opozitës, nuk është fare kornizë dhe nuk i shërben asaj që është paraparë. Korniza afatmesme, e propozuar nga qeveria, ka marrë kritika nga deputetët edhe nga pozita, konkretisht nga deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, i cili, pos të tjerash, ka kritikuar për diskriminim në aspektin e investimeve. “Po e dënoni Gjilanin, afaristët, biznesmenët dhe zonën jugore e keni harruar sikur të jetë diku në Afrikë”, ka thënë deputeti Fatmir Rexhepi...

BOTA SOT
Institucionet e Republikës së Kosovës nuk duhet të bashkëpunojnë më me misionin e UNMIK-ut. Kjo kërkesë ka muaj që artikulohet, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, por jo nga institucionet dhe as nga opozita. Por, kjo është forcuar edhe më, kur shefi i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, të mërkurën në Nju-Jork, përsëriti kërkesën e bërë tre muaj më parë, që ky mision duhet të marrë fund. Kërkesën e tij e mbështesin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se tani më Rezoluta 1244 ka përfunduar së funksionuari, ndërsa ka edhe të atillë që vlerësojnë se derisa UNMIK-u të jetë në Kosovë, institucionet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin me të. Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, thotë se UNMIK-u është mision në largim...

EPOKA E RE
Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, është kërcënuar me vdekje nga kryetari i Komunës së Deçanit, Musa Berisha. Këtë kërcënim e ka bërë publik vetë zëvendësministri Grabovci në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës. “Kryetari i Komunës së Deçanit, Musa Berisha, të mërkurën në mbrëmje, në orën 19:39 më ka thirrur në telefon dhe më është drejtuar me fjalët: ‘Nëse edhe një herë na përmend në media mua dhe Ramush Haradinajn, do të të likuidojmë fizikisht’...”, ka thënë Grabovci... “Unë u besoj organeve të drejtësisë. Kërkoj nga to ta bëjnë punën e vet”, ka thënë ai...

LAJM
Dominimi i tri partive të mëdha në rajone të caktuara të vendit ka krijuar një lloj “copëtimi” politik të Kosovës. Dominimi absolut i PDK-së në Drenicë, i AAK-së në Dukagjin dhe fuqia më e madhe politike e LDK-së në komunat e rajonit të Prishtinës, po i identifikon këto rajone me praninë përkatëse. Kjo situatë e nxitur nga grupe të ndryshme të interesit po rrezikon acarimin e raporteve ndërnjerëzore të banorëve të këtyre zonave dhe ndasitë politike mes tyre, si dhe konsiderohet e rrezikshme për zhvillimin e demokracisë në vend. Analisti politik, Behxhet Shala, thotë se partitë në Kosovë po iu ngjajnë fiseve të së kaluarës. Ato, sipas tij, janë tyf orta aq sa e kanë liderin të fortë. “E tash, prejardhja e këtyre liderëve e ka regjionalizuar edhe elektoratin”...

KOHA DITORE
Misioni I BE-së për sundimin e ligjit në Kosovës – EULEX, që nga fillimi I mandatit të tij, angazhimin më të madh e ka në sektorin e gjyqësisë më shumë sesa në atë të policisë apo doganave. EULEX-I aktualisht në Kosovë ka 32 gjyqtarë dhe 20 prokurorë. Ndonëse zbatimi i mandatit të EULEX-it ka filluar nga 9 dhjetori i vitit të kaluar, misioni ende nuk i ka të plota kapacitetet as në komponentin e drejtësisë. Sipas planifikimit, misioni duhet të ketë në Kosovë 51 gjykatës, ndërsa tani ka 32. Zëdhënësja e komponentit të drejtësisë në EULEX, Kristina Herodes, ka thënë se pritjet e qytetarëve të Kosovës nga EULEX-i kanë të bëjnë më shumë me çështje gjyqësore...

INFOPRESS
Menjëherë pasi Adem Grabovci e ka deklaruar kërcënimin, kanë reaguar deputetë të AAK-së. Ata e kanë vënë në dyshim atë që ka deklaruar zv/ministri. “Musa Berisha dhe Ademi kanë qenë shokë, unë nuk besoj se ai ta ketë thirrur në telefon. Kjo që po thotë Ademi është shumë e rëndë...”, ka deklaruar Ethem Çeku. Por, Grabovci ka reaguar edhe për një herë tjetër për të sqaruar situatën. “Nuk e kontestoj veprimtarinë time me Berishën, por kam edhe dëshmitarë, kur kam qenë në banesën time, jam thirrë dhe jam kërcënuar me likuidim fizik nëse përmendet edhe një herë emri i tyre...”, ka thënë Grabovci. Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ethem Çekut, i cili i është drejtuar Grabovcit, duke i thënë që për këtë punë ta çojë Musa Berishën në polici...

KOSOVA SOT
Në organizim të Agjencisë për Promovimin e Investimeve është mbajtur një ‘ëork-shop’ me temën “Rëndësia e investimeve të huaja direkte dhe bashkëveprimi i aktiviteteve qeveri – pushtet lokal”. Rritja e nivelit të investimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj qeveria dhe pushteti lokal duhet të angazhohen bashkërisht për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Duke pasur parasysh se përfitues të drejtpërdrejt të investimeve janë komunat, në këtë takim prën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Puna më e lehtë është regjistrimi i një biznesi, qoftë vendor apo i huaj, por, siç u tha në këtë takim, investitorët ballafaqohen me barrierat më të mëdha burokratike në pushtetin lokal...

EXPRESS
Votimet e 15 nëntorit, të parat pas pavarësisë, përveç rëndësisë së madhe politike për të ardhmen e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, do të japin sinjale edhe për gjendjen e partive kryesore politike në mesin e komunitetit shumicë. Po një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet procesit të krijimit të pesë komunave të reja me shumicë serbe dhe zgjerimit të Novobërdës. Por, 15 nëntori do të japë përgjigje edhe në dilema tjera. A po shkon LDK edhe më tej drejt rënies? Çfarë reflektimi në elektorat ka dhënë qeverisja e PDK-së? Dhe, a ishin AKR dhe LDD vetëm romanca të shkurtra elektorale që e sollën PDK-në në pushtet? Një proces që përgjigjet në dilema të tilla, normalisht që do të shoqërohet me një garë të furishme elektorale. Express sjell një listë të komunave ku, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe ngjarjet që kanë ndodhur atje këto dy vjet, pritet konkurrimi më interesant. Ndoshta, edhe përcaktues...
XS
SM
MD
LG